KLGJ dhe KLP në pikën zero, Kuvendi kërkon rihapjen e procedurave

Përveç vettingut edhe aplikimet për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë të pamjaftueshme. Një nga anëtarët e KLGJ dhe KLP duhet të vijë nga bota akademike dhe sipas ligjit duhet të jenë 7 kandidatura nga universitetet publike dhe 3 nga ato jopublike.

Në një letër drejtuar kryetari të Kuvendit Ilir Meta, sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla lajëmron se numri i aplikimeve nga universitetet publike dhe jo publike është nën minimumin e nevojshëm dhe për këtë Sekreatrja Albana Shtylla kërkon rihapjen e aplikimeve për anëtarët e organit kryesor të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Ky vendim sipas sekretares Shtylla ka marrë mbështetjen edhe të misionit Euralius.

Kandidaturat deri tani për Këshillin e Lartë GFjyqësor janë 6, ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë 5 të tilla

 

EMISIONET