Kur prezantuesit e BBC ngatërrojnë të ftuarin…
Dy prezantues të BBC kanë mbetur të turpëruar kur ngatërruan një akademik me një alpinist gjatë transmentimit live.
Rachel Burden dhe Jon Kay e prezantuan të ftuarin e tyre si Leslie Bins, por vetëm pak sekonda më vonë zbuluan se burri që ishte ulur në divan ishte në fakt shkencëtari politik Todd Landman, i cili kishte ardhur në emision për të diskutuar marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë.
Kur kamera u drejtua tek akademiku, ai tha: "Mendoj se keni ftuar personin e gabuar zotëri".
Kur kuptoi “gafën” , Z. Burden u përgjigj: “Është kaq për të qeshur, e pashë këtë njeri dhe mendova që ai nuk duket si një alpinist”.
/Oranews.tv/
