Ku i çoi bashkia milionat e taksave?

Ku i çoi bashkia milionat e taksave?

Vetëm nga taksa e infrastrukturës, tarifa e parkimit dhe rritja e çmimit të ujit bashkia e Tiranës ka future në buxhetin e saj miliona dollarë, por gjendja e rrugëve, trafiku mbytës dhe lagjet pa ndriçim vijojnë të mbeten një problem ende I pazgjidhur në Kryeqytet.

Jetesa në Tiranë është shtrenjtuar së tepërmi falë Bashkisë së Tiranës që çdo taksë e rriti dhe çdo çmim për shërbimet që ofron e dy apo trefishoi.

Kështu nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në 4 vite janë mbledhur 120 milionë dollarë, nga tarifat e parkimit 13 milionë, nga taksa e infrastrukturës janë mbledhur 25 milionë dollarë. Pa folur për çmimin e ujit të pijshëm që pas rritjes bashkia arkëtoi 11 dollarë më shumë.

Vetëm nga këto zëra që përmendëm, pa futur taksat e bizneseve, hapësirat publike, çmimin e biletës së urbanit e shumë të tjera, bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj në 4 vite ka arkëtuar 169 milionë dollarë.

Me gjithë këto të ardhura marramendëse, problemet e Tiranës vijojnë të jenë njësoj si më parë. Trafiku mbytës, rrugët pa asfaltuar, lagje pa ndriçim, qytetarë që shtyhen nëpër urbanët pa ngrohje dhe ftohje është fytyra e vërtetë e Tiranës që nuk reklamohet në Instagram-in e kryetarit Veliaj.

“Këtu në zonën e ish-Markatës së Vjetër në Ali Dem është edhe kopshti “Beni ecën vetë”. Por për të ardhur në këtë kopsht nuk ke se si të ecësh. Më pak se 20 metra rrugë janë të degraduara dhe bashkia nuk vë dorë,”-raporton gazetari i Ora News, Elio Laze.

Por megjithatë të ardhurat e akumuluara, megjithë mungesën totale të investimeve sërish Bashkia e Erion Veliajt rezulton se është borxhlia më e madhe në rang vendi.

Nga të dhënat e ministrisë së Financave, Bashkia Tiranë zotëron 30 % të detyrimeve të borxhit në total të njësive vendore. Kështu kryeqyteti ka rreth 2 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga 6.2 miliardë që është për të gjitha bashkitë në vend.

Pyetja që kushdo shtron natyrshëm, është: Ku shkojnë paratë tona?

EMISIONET