Komiteti LIBE i PE voton kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti LIBE i PE voton kundër liberalizimit të vizave për

Raporti i raportueses speciale për liberalizim të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, është miratuar nga Komiteti, por u kundërshtua procesi i mëtejmë i liberalizmit të vizave.

Komiteti kërkon që Kosova të përmbushë kriterin e përcaktuar të ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, për të cilin një votim në Kuvendin e Kosovës është shtyrë nga fillimi i shtatorit për një periudhë të pacaktuar.

Anëtarë të Komitetit LIBE, posaçërisht nga radhët e Partisë Popullore Evropiane, kërkuan tërheqjen votimit për Kosovën, ndërkohë që raportuesja Tanja Fajon u kërkoi anëtarëve të Komitetit “që t’i japin shansin Kosovës të përmbushë kriteret duke treguar seriozitetin me votimin për liberalizim të vizave”.

Fajon: Ka zëra në Komitetin LIBE për shtyrjen e votimit për vizat për Kosovën

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se ka përpjekje të grupeve të caktuara politike, kryesisht të Partisë Popullore Evropiane, që të shtyjnë procesin e votimit në komitetin LIBE për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, të paraparë për të hënën pasdite, vonë.

Ajo tha se shpreson se votimi për raportin për Gjeorgjinë dhe Kosovën “do të ndodh” dhe se “Kosova do të marrë një porosi të fuqishme”.

Nuk e di se cilat janë procedurat por ka përpjekje të grupeve të caktuara politike të EPP-së (European People’s Party) për të kërkuar shtyrjen”, tha Fajon duke shtuar se me votimin “do t’i përçohej një porosi e fuqishme Kosovës, sot, se ne jemi mbështetës por dy kriteret e mbetura duhet të përmbushen përpara se të shkojmë në seancë plenare”, tha raportuesja e posaçme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

/Rel/

 

EMISIONET