'Koha Jonë' feston 28 vjetorin e themelimit
Gazeta 'Koha Jonë ka festuar 28 vjetorin e themelimit.
Në festën e organizuara në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit kanë marrë pjesë drejtues të mediave, gazetarë, analistë por dhe politikanë.
Madje në respect të ndarjes së pushteteve dhe çifti presidencial kanë qëndruar në dy tavolina të ndryshme.
Themeluesi Nikoll Lesi ka përshëndetur me pak fjalë të pranishmit.
Nikoll Lesi: "Ju falenderoj edhe njëherë për këtë përvjetor të 28-të."
Në 11 maj 1991 me nismën e botuesit Nikoll Lesi 'Koha Jonë' nisi udhëtimin si media e parë e pavarur në vend.
