"Kim Jong Un vret Trump"

"Kim Jong Un vret Trump"

Arena politike në botë është kthyer në një shfaqje të vërtetë ku njerëzit bëhen nervozë, i zë ankthi apo lumturohen nga çdo veprim që kryejnë liderët e pushtetshëm. Kjo është ideja e një instalacioni metaforik të realizuar nga artisti koreanojugor Lim Jong-sun, ku personazhet kryesore janë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, qëndron me pistoletën në dorë.

Vetëm pak metra më tutje, ndodhet i shtrirë në tapetin e kuq presidenti amerikan, Donald Trump, dhe përqark tij një valixhe e mbushur me kartëmonedha të prerjes 100 dollarë.

Kjo është skena e një instalacioni të realizuar nga skulptori koreanojugor Lim Jong-sun, i cili përmes ironisë fshikulluese përpiqet të portretizojë luftën e dy liderëve për pushtet.

Vetë autori 59-vjeçar i veprës thotë se me krijimin e tij ka dashur të tregojë realitetin politik që bota po jeton aktualisht, ku qytetarët, me pretekstin e kërcënimit nga armët bërthamore, bëhen nervozë, i zë ankthi apo lumturohen nga çdo lëvizje e dy kryetarëve të shtetit sikur të ishin duke parë një film.

Young-sun: "Të dy liderët janë mjeshtër të shfaqjes politike dhe e përdorin gjendjen e tensionit që krijon retorika e tyre agresive për përfitime politike në vendet e tyre. Ajo që atyre u mungon është sinqeriteti."

Instalacioni metaforik u ekspozua përgjatë një jave në kryeqytetin e Koresë së Jugut, dhe u vizitua nga mijëra artdashës.

EMISIONET