Kërkohen 87 vite për vrasësit e dyshuar të Marvi Mihalit

Kërkohen 87 vite për vrasësit e dyshuar të Marvi Mihalit

Pas rreth një viti gjykimi, organi i akuzës ka dhënë konkluzuionet përfundimtare për katër të pandehurit e akuzuar për vrasjen në korrik të vitit 2017 të Marvi Mihalit.  Për katër të  akuzuarit, prokurori Gjergji Tako kërkoi shpalljen fajtor dhe dënime të rënda ku më i lartë ishte  25 vite  burg, ndërsa më i ulëti në 18 vite. 

87 vite burg në total ishte dënim që kërkoi prokuroria për katër të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit  Marvi Mihalit.

Ngjarja ndodhi më 31 korrik të vitit 2017, pas një sherri mes të rinjve për një karikues telefoni.

Nga të pandehurit vetëm Eugen Bitraj ndodhet i arrestuar, ndërsa tre të pandehurit e tjerët janë shpallur në  kërkim. 

Në përfundim prokuroria kërkoi 24 vite burg për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, ndërsa  18 vite burg u kërkua  ga  prokuroria për Eugen Bitrjan.

Menjëhere pas kërkeses së prokurorisë ka reaguar babai i të pandehurit Eugen Bitrajt, Tom Bitraj.

Ai tha se kishin tentuar disa herë të rregullonin marrëdhënien me familjen e viktimës por nga ana e tyre kjo gjë nuk ishte pranuar, madje ata u kërkonin një dëmshpërblim prej 340 milion lekësh.

Seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës ku pritet që mbrojtja të japë konkluzionet do të zhvillohet në  19 mars.

Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.

EMISIONET