Këngëtarja Sia shfaq fytyrën e vërtetë pa paruke
Këngëtarja australiane, Sia ka shfaqur fytyrën e saj të vërtetë gjatë rrugës për të fluturuar drejt Dubai. Ajo dukej më ndryshe se asnjëherë pasi ishte natyrale, pa përdorur asnjë maskë që të fshihte pamjen e saj.
41-vjecarja ka arritur të shuajë kureshtjen e të gjithëve që dëshironin të shihnin sesi dukej ajo përtej veshjeve të ndryshme që përdorte në skenë. Sic duket, njerëzit e kanë pritur mirë këtë dalje të saj, ndërsa dukej shumë simpatike. Sia Furler është e njohur për muzikën e saj, si dhe për tekstet që ka shkruajtur për shumë diva botërore si Beyonce apo Katy Perry.
/oranews.tv/
