Këngëtarja e famshme shtatzënë për të tretën herë

Alanis Morissette është shtatzënë për herë të tretë.

Këngëtarja publikoi një foto bardh e zi në Instagram ku dukej barku i rrumbullakosur me përshkrimin: "Sa shumë lajme."

Në foto, 44-vjeçarja shihet duke kënduar me kufje ndërsa në profil vihet re barku i madh.

Me 'sa shumë lajme', Alanis  nënkupton ardhjen së shpejti të fëmijës në jetë dhe mesa duket paralajmëron edhe këngë të re.

Këngëtarja ka edhe 2 fëmijë të tjerë me bashkëshortin  Mario Treadway, djalin Ever Imre, 8 vjeç dhe vajzën, Onyx Solace, 2 vjeçe.



EMISIONET