Jep dorëheqjen kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit
Durrësi nuk po gjen qetësi me kryebashkiakët pas votimeve të 30 qershorit. Zhyljen Varfaj, kryetari i komanduar i bashkisë së Durrësit ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti për arsye shëndetësore. Burimet thonë se Varfaj ka theksuar se situata e pandemisë së koronavirusit dhe problemet shëndetësore e kufizojnë kryerjen e detyrës. Ndaj në kërkesën drejtuar Këshillit Bashkiak ai thekson se nuk do të qëndrojë as në postin e nënkryetarit që e mbante prej disa vitesh.
Jep dorëheqje të parevokueshme kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj. Gazetari i Ora News, Mark Brunga informon se dorëheqja e tij përflitej prej ditësh.
"I gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time të pa revokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara." shkruan ne dokumentin e doreheqjes Varfaj.
Ne vend të tij do të emërohet Emirjana Sako, e cila deri sot mbante postin e zv/kryetares së bashkisë.
Varfaj kryetar bashkie vetem per 4 muaj - Për 12 vite, (nga 2007 dhe plot 3 mandate) Durresi u drejtua nga Vangjush Dako. Më pas në zgjedhjet e qershorit 2019, Partia Socialiste zgjodhi si kandidate Valbona Sakon pasi socialistët kishin firmosur kërkesën që pengonte kandidimin e kryebashkiakëve me më shumë se tre mandate. Ndërkohë Dako ishte një ndër emrat më të lakuar nga opozita për korrupsion dhe lidhje me personazhe të botës së kriminalitetit, për një kohë të gjatë.
Me zgjedhjet e qershorit 2019, Sako u vendos ne krye të Durrësit por dha dorëheqjen pas deklaratës së saj në media ku tha se duhet të jemi të kënaqur me shifrën prej 50 viktimash nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Nuk dihet ende nëse kjo ishte arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së saj. Gazetari i Ora News, raportoi atëherë se Sako pati konfrontime të njëpasnjëshme me titullarë të ndryshëm dhe njerëz me pozicione që ishin pjesë e PS në Durrës.
Më 1 dhjetor 2019 Këshilli Bashkiak emëroi si kryebashkiak i përkohshëm Zhuljen Varfaj, i cili mbante postin e zv/kryetarit i kësaj bashkie për 12 vite.
Sot (23 prill) Keshilli Bashkiak u mblodh per te emëruar Emirjana Sakon si kryetare e komanduar.
Durrësi është një prej tre bashkive ky kryebashkiakët e zgjedhur më 30 qershor kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa zgjedhjet nuk mbahen për shkak të mosdekretimit të një date të re nga ana e presidentit.
