Hidhet shorti, Java e parë e Superiores nis me ndeshje kampionësh

Sot është hedhur shorti i Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020 në ambjentet e FSHF-së. Skema e kampionatit nuk do të ndryshojë dhe do të zhvillohet në katër faza.

Java e parë do të vendos përballë Partizanin me Kukësin të cilët luftuan për titullin kampion sezonin e kaluar me “Demat e kuq”. Partizani fitoi kampionatin ndërsa skuadra verilindore fitoi Kupën e Shqipërisë.

Por do të kemi një përballje më herët mes dy skuadrave, këtë herë për Superkupën e Shqipërisë në 18 gusht. Ndërkohë kampionati do të fillojë më 24 gusht. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në javën e gjashtë.

EMISIONET