Ja, përse Makron është kritik me Shqipërinë!

Ja, përse Makron është kritik me Shqipërinë!

Gazeta gjermane, duke analizuar fjalën e Presidentit francez Makron në Samitin e Sofjes shkruan se ‘Makron është vecanërisht kritik me Shqipërinë”. Dhe për të mbështetur këtë përfundim shton se “Arsyeja është: vitin e shkuar, ndryshe nga Gjermania, Franca ka shënuar një rritje të numrit të azilkërkuesve shqiptarë, krahasuar me një vit më parë.”

Për Edi Ramën kjo duket një kritikë e vogël që ai mund ta korrigjojë duke bërë lojra fjalësh apo duke tentuar të mashtrojë Presidentin francez sic bën në Tiranë me Vllahutin apo në Bruksel me Mogherinin. Dhe për tu bindur për këtë, mjafton të lexoni gazetën gjermane e cila shton se “Në fillim të kësaj jave, Makron hodhi poshtë shqetësimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në një takim që zgjati një orë e gjysmë në Pallatin Elize, Paris”. Ose thënë me shqip, Makron nuk i besoi asnjërit prej mashtrimeve të Rames  për situatën në Shqipëri. Shpjegimi është i thjeshtë: Presidenti francez, ndonëse shumë i sjellshëm e priti, e dëgjoi dhe e percolli Ramën, duke ia thene të vërtetat në sy”.

Po cilat janë arsyet e vërteta të emigrimit të shqiptarëve apo më saktë që Makron i ka përcjellë Ramës në mesazhin e tij?. Arsye që nëse Rama nuk e ka përthithur mesazhin e Makron, lidhen ose me paaftësinë e Ramës për të kuptuar gjuhën elegante të diplomacisë e politikës franceze ose me djallezine e Rames per te mos i treguar shqiptareve te verteten qe Makron i perplasi ne fytyre.

Arsyet reale që qarkullojnë në tavolinat e vendimarrësve francezë pra edhe të Presidentit francez dhe përmes të cilave i jepet përgjigje shqetesimit per numrin shumë të lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë apo largimit të një të tretës së shqiptarëve drejt vendeve të BE dhe SHBA lidhen me faktin se: 

· Shqipëria është një vend i qeverisur nga një grusht njerzish të pasur, përfaqsues të interesave të korrupsionit, krimit e trafiqeve; ose thënë me shkoqur, 

· Një vend ku votat blihen dhe votuesit kërcënohen. 

· Një vend ku krimi është i lidhur ngushtë me qeverinë

· Një vend ku Rama zëvënësoi 20 profesorë me 20 individë me rekorde kriminale 

· Një vend ku përmes një strategjie të qartë të Ramës dhe veprimit të policisë nën drejtimin e Tahirit, Shqipëria u kthye në kultivuesen kryesore të kanabisit në Europë. 

· Një vend ku klanet e drogës dhe familjet mafioze të lidhura ngushtësisht me Ramën dhe ministrat e tij, e kanë kthyer Shqipërinë në vendin kryesor tranzit të narkotrafikut në Europë. 

· Një vend ku në qeveri bëjnë pjesë një grusht individësh të paaftë që nuk realizojnë asnjë objektiv, dhe kanë për aftësi vetëm servilosjen ndaj Ramës dhe arrogancën ndaj vartësve dhe qytetarëve. 

· Një vend ku qeveria ka vënë nën kontroll biznesin e madh duke e shndërruar një pjesë të tyre në anëtarë të kupolës oligarkike e klienteliste. 

· Një vend ku shoqëria civile është nën kontrollin dhe në shërbim të qeverisë. 

· Një vend ku pjesën më të madhe të medias e kontrollon kryeministri. 

· Një vend ku goditet opozita për tu rrudhur apo eleminuar dhe kundershtaret goditen. 

· Një vend ku qeveria ka vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë dhe po e perdor per gjueti shtrigash. 

· Një vend ku tentohet te kompromentohen zyrtarë të lartë në Bruksel e përfaqsuesit e tyre në Tiranë per te maskuar realitetin shqiptar apo zbukuruar raportet per qeverine Rama. 

Këto arsye ka parasysh Makron. Këto arsye ka parasysh edhe Merkel. Këto arsye kanë parasysh edhe të gjithë drejtuesit seriozë të vëndeve të BE. Rama kujton se duke i mashtruar djallezisht apo duke i “kërcënuar” me teza idiote nacionaliste do të mund të ndryshojë opinion e tyre dhe vendimet e vëndeve serioze. 

Vëndet serioze, Franca, Gjermania, Hollanda, Danimarka, e tjerë jane shprehur skeptikë për hapjen e negociatave me Shqipërinë por në fakt janë kundër hapjes së negociatave sepse ata e kanë shumë të qartë realitetin shqiptar, lidhjet e qeverise Rama me korrupsionin, me krimin dhe trafiqet. 

Për te gjitha vendet serioze, Rama dhe qeveria e tij janë pengesa e vetme e hapjes së negociatave pavarësisht se këtë konkluzion ata e shprehin në mënyrë shumë të kujdeshme dhe me një gjuhë diplomatike e elegancë politike. Mesazh që Rama mesa duket ose nuk e kupton nga mediokriteti ose nuk dëshëron tja përcjellë publikut shqiptar duke ja fshehur djallezisht. 

Gradualisht e vërteta mni realitetin shqiptar po zbulohet për të gjithë shqiptarët, por edhe per nderkombetaret. Dhe eshte minimalisht do te ishte naivitet dhe maksimalisht eshte marrezi apo ligesi te mendosh qe artikulimi i te vertetes eshte arsyeja qe po vonohet reforma ne drejtesi apo pengohet hapja e negociatave! Turp kush artikulon nje qendrim te tille.


EMISIONET