Ja kush e frymëzon Ervin Bejlerin

Ja kush e frymëzon Ervin Bejlerin

Ervin Bejleri është një nga aktorët më të suksesshëm në Shqipëri. Por kush e frymëzon atë për të vazhduar profesionin e tij. I ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora, ai tha se shtysa kryesor e tij janë bashkëshortja, Ola dhe vazja, Kokoja.

"Kryesorja që më frymëzon, ta them troç edhe hapur është familja ime, është Ola dhe Kokoja, vajza. Familja ime është ajo që më frymëzon e para dhe më jep shtysën kryesore për të vazhduar dhe punuar në këtë profesion. Përveç të tjerave është sigurisht edhe pasioni, edukimi. Unë jetoj vazhdimisht me të,"-tha ai.

Ndërsa zbuloi edhe një detaj nga jeta e tij.

Bejleri tregoi se nuk kërcen me asnjë njeri përveç bashkëshortes së tij.

"Të kërcyerin e konsideroj diçka shumë intime. Dhe për hir të vërtetës i vetmi person që më ka bërë të kërcej është Ola. Nuk do e prishja dhe thyeja për asgjë."

Aktori në lidhje me vajzën e tij 10 vjeçare shtoi: "Shpresoj të jem shembulli i saj, për zgjedhjet që do bëjë në jetë, si unë edhe Ola. Të jem mbështetja e saj përgjatë gjithë jetës së Kokos. Derisa të kem frymë, të ketë gjithmonë mbështetjen time dhe do jem aty për çfarë do lloj problemi. Kjo është sfida që kam marrë përsipër që kur ajo lindi. Është sfidë që do ia dal mbanë, të jem aty për të në çdo problem, gëzim, kënaqësi sepse është detyra e prindit. T'ia bëjë jetën fëmijës sa më të lehtë dhe ta mësoj që jeta nuk është aq e lehtë.  

EMISIONET