Itali, kapet shqiptari me 31 kg marijuanë në makinë

Itali, kapet shqiptari me 31 kg marijuanë në makinë

Policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Vladimir Kapaj 41 vjeç e shtetasin italain Agatino Piano 39 vjec me akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë e kokainë.

Operacioni i policisë italiane u ekzekutua në komunën Misterbianco në provincën e Sicilisë.

Në makinë tip Opel të shqiptarit u gjetën rretj 31 kg marijuanë e konfeksionuar në 3 thasë.

Më pas në banesën e tij policia italiane ka sekuestruar 850 gramë kokainë e 25 gramë hashash.

Droga me një vlerë prej 75 mijë euro do të sillte një përfitim shitje në treg mbi 160 mijë euro.

Dy personat u arrestuan në flagrancë ndërsa Vladimir Kapaj po i dorëzonte shtetasin italian sasinë e marijuanës.

Ndaj Agatino Piano e Vladimri Kapaj u lëshua urdhëri i arrestimit me burg.

EMISIONET