"Ibrahimoviç nuk dinte të gjuante topin"
Ish- trajneri i Juventusit, Fabio Capello ka zbuluar disa detaje interesante nga e shkuara e tij. Gjatë një interviste për "Sky Sport", tekniku italian ka folur për sulmuesin e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ku ka rrëfyer dicka të cuditshme për suedezin, në kohën kur ai e trajnonte tek "Zonja e Vjetër".
Capello kaloi nga Roma te Juventusi verën që Ibra u transferua në Torino dhe zbulon që fillimisht nuk pati fjalë të mira për sulmuesin. Ndërkohë që Raiola po i fliste për cilsitë e suedezit, Capello nuk kishte fjalë lavdërimi.
“Ibra nuk dinte se si të shkelmonte topin. Raiola më tha se Ibra ishte i aftë të thyejë duart e portierëve, por unë iu përgjigja se gjëja e vetme që ai kishte thyer deri në atë moment ishin syzet e palestrës pas stërvitjes”, u shpreh Capello.
