I shënoi gol Interit, ja çfarë ndodh me Cutrone
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2017, 22:22
Goli i shënuar në derbin kundër Interit ndihmoi skuadrën e Milanit të kalonte në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ndërsa "heroin" e asaj mbrëmjeje, Patrick Cutrone të shumëfishonte vlerën e tij në tregun e lojtarëve.
Nëse një ditë para duelit të "San Siro-s" Cutrone vlente pak më pak se 1 milionë euro,pas golit deçiziv kundër kushërijve kartoni i 19 vjeçarit sipas Transfermarkt vlen plot 40 milionë euro.
Një shifër e çmendur pas një ndeshjeje po ashtu të çmendur të djaloshit.
