I dashuri i George Michael tregon të vërtetën e "vetëvrasjes"
I dashuri i George Michael ka thënë se ai flinte në makinën e tij një natë para se këngëtari të gjendej i vdekur në shtëpinë e tij në ditën e Krishtlindjeve.
43- vjeçari Fadi Fawaz, e gjeti të dashurin e tij Michael të vdekur në shtratin e dhomës në shtëpinë e tij në Oxfordshire.
Disa postime në rrjetin social Twitter, nga adresa e Fadi Fawaz, bëjnë të ditur se: “George donte të vriste veten. Ai u përqoq disa herë të vriste veten dhe më në fund ia doli. Ne duheshim dhumë dhe qendronim bashkë 24 orë në ditë”.
Por sipas të dashurit te George, këto postime nuk i kishte shkruajtur ai. Ai nuk e ka thënë asnjëherë që George donte të vriste veten. Ai e ka mohuar menjëherë këtë postim të rremë, dhe ka thënë që Twitteri i tij është marrë nga hakersat të cilët gjithashtu pretendonin që Michael e kishte provuar edhe më parë për të marrë jetën e tij.

