Helmoi vjehrrën, mbetet në burg nusja, Marjana Cmeta. Lirohet hoxha

Helmoi vjehrrën, mbetet në burg nusja, Marjana Cmeta. Lirohet hoxha

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi arrest me burg për Marjana Cmetën, nusja 21-vjeçare që helmoi vjehrrën.

Vendimi është marrë këtë paradite, ndërsa hoxha Hysen Shehu, ku Marjana u rrëfye dhe ish vjehrri, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit )u lanë në detyrim paraqitje.

Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017, ku u raportua e vrarë Lirije Lami. Pas hetimeve gati 1-vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë më 13 mars, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen. 

Gjykata e shkallës së parë më kerkesë të prokurorisë vendosi ti lërë në masën arrest me burg të katër të arrestuarit ndërsa Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka marrë parasysh kërkesën e avokatëve të të akuzuarve duke ndryshuar masën për ta nga arrest në bug në detyrim paraqitje.

Edhe ne këtë seancë 21 vjeçarja e cila është edhe autorja e krimit nuk ka pranuar të flasë para gjykatës për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzën.

Si u zbulua vrasja

Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin. Ky i fundit e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami. Por si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës kanë rënë në pranga, pasi nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë, ndaj dhe tani do të duhet të vuajnë dënimin, së bashku me të afërmin e Agimit, i cili ka qenë në dijeni të videos.

Ora News siguroi videon e rrëfimit të 21-vjeçares

Vrasja e Lirije Lamit më 30 prill të vitit të kaluar, në Kamëz, është pranuar me gojën e saj nga nusja 21-vjeçare, Marjana Cmeta. Ajo e ka pranuar krimin para hoxhës, Hysen Shehu, i cili e filmoi. Ora News ka siguruar videon ekskluzive dhe transkriptin e plotë të rrëfimit të autores.

Të gjitha lajmet për Marjana Cmetën


EMISIONET