VIDEO/ Rama: Bukuria e detit të Spillesë, një nga destinacionet e verës

Plazhi i Spillesë ndodhet vetëm 15 km larg rrugës Durrës – Rrogozhinë dhe 20 km nga qyteti i Kavajës.

Me një bregdet me shtrirje të gjerë ranore, i kufizuar nga brezi i gjelbër i pishave, ky plazh zgjidhet çdo vit nga shumë pushues vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të plazhit teksa e cilësoi “bukurinë e bregdetit të Spillesë” si një nga “destinacionet e verës”.

Spilleja, një fshat i vogël, i fshehur diku në bregdetin e Adriatikut, i njohur më shumë për plazhin e bukur dhe pyllin e lartë të pishave përgjatë tij, gjatë viteve të fundit është kthyer në pikë të rëndësishme turistike, ku numri i turistëve është shumëfishuar vit pas viti.

Plazhi i Spillesë njihet për atmosferën e tij të qetë dhe perëndimin e bukur të diellit.

Ky plazh me rërë ndodhet në një gji, kështu që uji është i qetë dhe relativisht i cekët.

EMISIONET