Hajdutët në Durrës thyejnë shtetrrethimin
Ndërkohë kur e gjithë Shqipëria është në shtetrrethim, ata që e kanë thyer këtë masë janë hajdutët, të cilët ditët e fundit janë aktivizuar sërish.
Në qytetin e Durrës, gjatë natës është vjedhur një mulli kafje ne një lokal, në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit.
Mësohet se autorët pasi kanë marrë këtë paisje të lokalit, kanë vjedhur edhe makinën e pronarit.
Në orët e mëngjesit pronari i lokalit është njoftuar nga miqtë e tij dhe ka konstatuar vjedhjen.
Menjëherë ka kontrolluar kamerat e sigurisë të lokalit për të bërë të mundur identifikimin e hajdutëve.
Ndërkohë miq të tije kanë bërë me dije se kanë gjetur makinën e vjedhur në Fllakë.
