Gjuzi-Ndokës: Ke ardhur në zyrat e mija për t'u bërë kryetar partie. Ke kopjuar portretin e Gjergj Kastriotit

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi i ka kujtuar Nard Ndokës se i ka shkuar në zyrën dhe i ka kërkuar që të bëhet kryetar i Partisë Demokristiane.

Debati në 360 gradë

Kujtim Gjuzi: Nard po ta kujtoj në Tiranë 7888 vota Kujtim Gjuzi në krye të demokristianëve, 3 anëtarë të këshillit bashkiak.  A janë votat time këto? Sa ke anëtarë të këshillit bashkia sot ti? Zero i ke ti

Nard Ndoka: Ke qenë me Partinë Demokristiane

Kujtim Gjuzi: Kam qenë dhe e kam për nder që kam pranë teje dhe në zyrat e mija ke thënë dua të bëhem kryetar dhe të kam thënë të takon me shumë se cdo kush tjetër.

Nard Ndoka: Ku ke pas zyra ti

Kujtim Gjuzi: E di ti, në katë të dytë kur ke ardhur. Pastaj ke kopjuar portretin e Gjergj Kastriotit për të bërë Lidhjen e Lezhës.


 

EMISIONET