Fotoja e ditës: Thaçi ''zgjedh'' Ramën
Kryeministri Edi Rama përfundoi zyrtarisht vizitën e tij dyditore në Kosovë.
Kjo vizitë ka ndodhur pikërisht kur Kosova po përballet me një situatë të vështirë pas aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
Mbrëmjen e djeshme (29 qershor) Thaçi deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen pa u konfirmuar aktakuza në fjalë dhe se i vetmi ligj i cili ka thyer ishte ai ndaj Millosheviqit dhe se e pranon se në paqe ndoshta ka bërë gabime në politike, por nuk ka kryer kurrë krime lufte.
Ndërkohë, sot (30 qershor) Thaçi publikoi një foto me Ramën në rrjetin social Instagram, të cilën e cilësoi si fotografinë e ditës.
Thaçi dhe Rama zhvilluan një takim së bashku pak para se presidenti i Kosovës të iu adresohet qytetarëve.
