FOTO/ Edhe pak ditë nga hapja e segmentit të dytë të Bulevardit të Ri, ja si do të jetë

FOTO/ Edhe pak ditë nga hapja e segmentit të dytë të

Segmenti i dytë i bulevardit të ri të Tiranës është pothuajse gati që të hapet në fund të këtij muaji. Deri më tani kanë përfunduar punimet nëntokësore dhe pjesa e gjelbërimit, ndërkohë që ndriçimi është në testimet përfundimtare.

Pak  ditë para hapjes, kur do të bëhet edhe hapja e segmentit të dytë, do të  përfundojnë edhe punimet që i takojnë pjesës së asfaltimit të korsive  të makinave dhe të biçikletave.

Sa  i takon korsive të biçikletave, po bëhet sinkronizimi me pjesën e  “Zogut I” dhe tashmë çdo i apasionuar pas dyrrotakut mund të përshkojë  lirshëm deri në fund të segmentit të dytë pa iu dashur të ndërpritet në  kryqëzime që lidhin Bulevardin me “Zogun e I” apo rrugët lidhëse.

Katër segmentet e këtij bulevardi dhe sheshet respektive pritet që të përfundojnë deri në fund të vitit.

Panorama  përfundimtare nuk do të jetë vetëm një shesh në fund, por një strukturë  shumë harmonike që do lidhë sheshin, lumin dhe ambientet e tjera  përreth.

Bashkia e Tiranës ka planifikuar për këtë vit të përmbyllë edhe një rrugë lidhëse me rrugën “Jordan Misja”.

Bulevardi  i Ri i Tiranës që përshkon segmentin nga ish-Stacioni i Trenit deri në  Lumin e Tiranës pritet të shndërrohet në një nga zonat më të rëndësishme  të Tiranës, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës moderne dhe  rekreacionit, por edhe të institucioneve administrative që do të  zhvendosen aty. Vet Bashkia e Tiranës ka programuar që të zhvendos në  këtë zonë zyrat e saj të shërbimit. Gjithashtu një sërë përfaqësish të  huaja diplomatike kanë shprehur interes që të zhvendosin selitë e tyre  përgjatë këtij bulevardi.

EMISIONET