Fleta e votimit: FRD e para e mbyll Partia Socialiste

Mes debatesh Komisioni Qndror i Zgjedhjeve miratoi renditjen e partive politike në fletën e votimin për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kërkuan që kjo procedurë të mos kryhej pasi subjektet sipas ligjin kanë të drejtë që brenda 5 ditevë të ankimojnë vendimin e regjistrimit të listave të kandidatëve në Kolegjin Zgjedhor por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga 4 anëtarët e maxhorancës në KQZ.

Mbledhja vijoi me hedhjen e shortit për renditjen e partive në fletën e votimit.

Dy partitë më të mëdha mes 15 partive të regjistruara në total për këto zgjedhje, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste, u renditën respektivisht e 14 dhe 15, ndërsa fleta e votimit hapet me Frymën e Re Demokratikedhjeve të caktuara të mbahen më 18 qershor.

Renditja e partive:

1- FRD  - Fryma e Re Demokratike  

2- PDS  - Partia Demokracia Sociale

3- PAD - Partia Aleanca Demokratike

4- APD - Aleanca Popullore për Drejtësi

5- PDIU - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

6-  SFIDA- Sfida për Shqipërinë

7- PADSH- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë

8- AAK - Aleanca Arbnore Kombëtare

9- MEGA - Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

10 - PKD - Partia Kristian Demokrate

11- PLB - Partia Lista e Barabartë

12- PSD - Partia Socialdemokrate

13- PKSH - Partia Komuniste e Shqipërisë

14- LSI - Lëvizja Socialiste për Integrim

15- PS- Partia Socialiste e Shqipërisë

https://www.youtube.com/watch?v=9zk5PsMblG0

/Oranews.tv/

 

 

EMISIONET