Erdogan ftohet për vizitë në Greqi

Erdogan ftohet për vizitë në Greqi

Turqia ka shprehur keqardhje që Greqia nuk po ekstradon 8 ushtarakët turq që morën azil politik pas dështimit të grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016.

“Për fat të keq, gjykatat greke nuk i kanë ekstraduara ata dhe kjo na ka zhgënjyer shumë”, tha ministri i jashtëm turk, Mesut Çavushoglu. Ai shtoi se edhe dy ushtarakë të tjerë turq, të akuzuar se donin të vrisnin presidentin Erdogan natën e grushtit të shtetit, janë arratisur gjithashtu në Greqi dhe se Ankaraja kërkon që edhe ata të ekstradohen.

Çavushoglu, që u takua  në Ankara me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar gjithashtu që Greqia nuk duhet të bëhet bazë strehimi për aktivistët e Lëvizjes Gyleniste.

Sipas tij, aktualisht në Greqi ndodhen 995 persona që kanë kërkuar azil politik pas tentativës për grusht shtetit.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm grek është përgjigjur se vendimet për dhënien e azilit merren nga drejtësia dhe duhet të respektohen, edhe atëherë kur ato janë zhgënjyese”.

Gjatë takimit të tyre në Ankara, shefat e diplomacisë të Turqisë dhe Greqisë, kanë konstatuar edhe një herë se ndërmjet të dy palëve ka divergjenca të theksuara dhe probleme, por ka gjithashtu edhe një axhendë pozitive, e cila promovohet në çdo rast.

Ata kanë rënë dakord për zhvillimin e mbëedhjes së pestë të Këshillit të lartë të Bashkëpunimit, që do të mbahet në shkurt 2018, në Selanik.

Më pas, Kotzias u prit nga presidenti Recep Taypp Erdogan, të cilit i dorëzoi ftesën për të kryer një vizitë zyrtare në Greqi.

“Presidenti i republikës greke, Prokopis Pavlopulos, e pret miqësisht dhe me gëzim të madh”, deklaroi Kotzias.

Ndërkaq, në rrjetet sociale greke është komentuar negativisht mungesa e një flamuri grek gjatë pritjes që presidenti turk i rezervoi ministrit të jashtëm. Sipas komentuesve, kjo gjë bie ndesh me protokollin ndërkombëtar.

/Oranews.tv/

EMISIONET