Elizabeth Siddal: Njё grua e përdorur
-Oskar Wilde ishte, si gjithmonë, i saktë kur shkroi se jeta imiton artin shumë më tepër se imazhi i imitimit të jetës. Nëse dyshoni, mos kërkoni më tej se sa karriera e shkurtër dhe e pakënaqur e Elizabeth Eleanor Siddall, gruaja që ishte në kohë të ndryshme një muzë, një dritë udhëheqëse dhe një kurban i Para-rafaelitëve. Në 1848, ndërsa ndёrtuesit e botës ishin të zënë me unifikimin e saj, tre artistë të rinj anglezë — Dante Gabriel Rossetti, William Holman Hunt dhe John Everett Millais — shpallën një revolucion tё ndryshёm. duke e quajtur veten Vëllazëria Para-Rafaelite, ata bënë të qartë se çfarë po synonin në punën e tyre.
Idhujt e tyre ishin mjeshtra si Botticelli dhe Bellini — katёrqinda që kishin mbushur pёlhurat e tyre me ngjyrë të ndritshme dhe pasion të nxehtë në dekadat përpara se arti italian të ngrihej në manierizëm. Duke i bërë jehonë këtyre paraardhësve, Para-Rafaelitët u përpoqën të përcjellin një lloj bukurie të pazakontë, në një farë mënyre sublime dhe të brishtë në të njëjtën kohë.
Ata specializohen në pikturimin e muzave fatkeqe të miteve dhe poezisë: Beatrice, Proserpina, Zonja e Shalott. Është e habitshme, pra, se Ofelia e Millais (1851–52) është njohur si piktura etiketuese e rrymёs Para-rafaelite. Në aktin IV, Skena VII e Hamletit të Shekspirit, mësojmë se Ofelia, e premtuara nё martesё e Hamletit, vetёvritet duke u mbytur në lumë, mё poshtё versioni i Rembosё: Lundron , si një vegim I bardhë , në lumin e zi Më se njëmijë vjet kjo e çmendur e urtë, i pëshpërit puhizës romancën e saj gri… Skena ofroi tablonё e përsosur për Millais: idilike e tmerruese, surreale, me vetëm një prekje erotizmi. Për të kapur çastin para se Ofelia zhytet pёr tё gjetur vdekjen, ai kaloi pesë muaj në brigjet e lumit Hogsmill në Surrey.
Gjatë asaj kohe, ai u përball me erën, shiun, mizat dhe me më shumë se një njoftim pёr shkelje rregullash — “Sigurisht që pikturimi i një tabloje në rrethana të tilla,” shkroi ai në atë kohë, “do të ishte një dënim më i madh për vrasësin sesa varja. “ Por Millais nuk ishte i vetmi që vuajti. Ai ende kishte nevojë për një Ofeli dhe e gjeti një tё tillё në Elizabeth Siddall. E lindur në 1829 nga prindër tё klasës punëtore, Siddall u rrit duke lexuar Shekspirin dhe Walter Scottin dhe duke shkruar melankolira, poezi të ngarkuara me imazhe në stilin e Alfredit, Lord Tennyson, i cili ishte njëfarë Para-rafaelit nderi.
Në vitin 1849, Siddall po punonte në një dyqan me kapele kur takoi Walter Deverellin, një mik i Millais, i cili sapo kishte nisur nga puna pёr një pikturë të bazuar në Natën e Dymbëdhjetë dhe kishte nevojë të dëshpëruar për një grua të re dhe të bukur qё do t’shёrbente si modele për Violën. Nëpërmjet Deverell, Siddall takoi shumicën e Para-rafaelitëve të tjerë të dalluar, megjithëse dukeshin më të interesuar në pamjen e saj se sa në talentet e saj artistike. Rossetti, i cili u bë bashkëshorti i saj në 1860, rapsodizoi për “flokët si fije bakri” dhe pёr mishin e saj të freskёt, qё dukej “sikur një trёndafil i vogёl i rritej nën lëkurën bardhoshe”. Ajo pozoi pёr mjaft piktura tё Rossettit dhe ndjekёsve tё tij, duke modeluar shpesh si personazhet me të cilat ajo qe dashuruar nё fëmijëri.
Për Ofelinё, Siddall kaloi pesë muaj e zhytur në një vaskë. Në mënyrë që të pikturonte subjektin e tij gjysёm të zhytur për orë të tëra pa ndërprerje, Millais pёrdori llambat e ngrohjes speciale për të nxehur ujin. Një ditë, llambat rreshtёn sё punuari, dhe pak kohë më pas, Siddall kaloi nё pneumoni — dhe kjo s’qe njё çështje pёr t’u anashkaluar në Britaninё Viktoriane.
Sëmundja u tregua kaq serioze, saqë babai i saj kërkoi që Millais të paguante 50 paund (asgjё pёr tё qeshur, gjithashtu) për tarifat e saj mjekësore. Millais vendosi tё dhuronte një shumë të vogël, duke stampuar kёshtu modelin e marrëdhënies që do të shёnjonte pjesën e mbetur të jetës së Siddall: Pёrsёri e përsëri, ajo do të sakrifikonte shëndetin dhe lumturinë e saj për suksesin e piktorit, duke mos marrë asgjё nё kёmbim.
Si shumë kryevepra gjithёpёrfshirёse, Ofelia fillimisht u perceptua me konfuzion tё lehtё. Madje edhe kritiku John Ruskin, trumbetari më i zjarrtë i Para-rafaelitëve, kishte dyshimet e tij. Por brenda pak dekadave, reputacioni i pikturёs ish rritur duke u parё si kurorëzim i karrierës së Millais, ndaj sot, ju do ta keni të vështirë të imagjinoni lëvizjen Para-Rafaelite pa tё. E njëjta gjë meriton të thuhet për Sidall. Në dekadën që çoi deri në vdekjen e saj, ajo nuk modelonte vetëm pёr artistë të tjerë; ajo skicoi, pikturoi, dhe mbi të gjitha shkroi. Në vend që thjesht të trupёzonte personazhet e Para-rafaelitёve në punën e saj, ajo jetoi dhe frymoi nё këto trupa, duke pёrjetuar kontradiktat e tyre të hapura pёr s’afёrmi .
Një nga gjërat më të habitshme rreth Siddall, në fakt, është se sa afër tragjedisë së saj qёndron ajo e Ofelisё. Duke vajtuar babanё e saj tё vrarë dhe e refuzuar nga Hamlet i heshtur, Ofelia është dënuar të vdesё jashtë skenës, nё hije, si një shënim i zbehtё në historinë e dikujt tjetër. Siddall u takua me Rossettin në 1850 dhe u bë e dashura e tij pothuajse menjëherë. Ndërsa lidhja e tyre vjetёrohej, ajo u bë gjithnjë e mё e pasigurtё, pёr shkak tё natyrёs famёkeqe prej donzhuani të Rossetti-t, duke u shqetësuar për tё ardhmen, kur bukuria e saj tё fanitej. Shkurtimisht, mes vargjesh mishёruese, ajo e përshkroi veten përmes lentës estetike të burrit të saj: “Ulur qёndroj nё kёmbёt e Zonjёs sime / Duke vështruar përmes syve të saj të egër, / Duke pёrfytyruar se si dashuria ime do të fluturojë / Kur bukuri e saj yllndjellёse tё vdes. “
Pas shumë vitesh e trajtuar si një muze nga miqtë, mentorët dhe të dashurit, ajo filloi të mendonte për veten në të njëjtat terma të vjetёruar: e bukur, e brishtë, e disponoheshme. Siddall humbi vetёbesimin. Ajo ra nga pesha. Ajo humbi fëmijën. Madje humbi, me kërkesën e çuditshme të bashkëshortit të saj, një nga L-tё nё mbiemrin e saj. Më 1862, disa muaj pasi kishte vuajtur një abort, ajo piu shumë laudanum dhe humbi, në moshën 32 vjeçare, jetën e saj. Siddall mund të ketë dashur të vrasë veten — legjenda thotё se Rossetti i dogji shënimet e saj për të shmangur një skandal — ose ajo mund të ketë bërë një gabim fatal ndërsa përpiqej të mpinte dhimbjen depresive. Pothuajse tre dekada më vonë, Wilde botoi “Portreti i Dorian Greit”, një satirë e estetikёs së pastër, të papërpunuar që kishte frymëzuar Para-rafaelitëve (qё, për një kohë, impresionoi vetë Wilde). Karakteri protagonist është një djalosh i heshtur, rёnë nё dashuri me bukurinë për hir të bukurisë, ai shpreson që kurrë të mos plaket.
Ai josh një grua të klasës punëtore me lëkurë të pastër dhe me flokë të bukur të purpurt, të cilën miku i tij e krahason me Ofelinё; dhe kur ai mërzitet me tё, ajo vret veten. Emri i gruas është Sibyl. Ky s’ishte me të vërtetë një rast i imitimit të artit. Ky ishte art nё imitim tё jetës duke imituar artin. Siddall modeloi për dhjetëra piktura nga Millais dhe miqtë e tij, por ekzistenca e saj ishte tashmë një ethe melankolike — një ëndërr përtej çdo gjëje që Para-rafaelitët ishin të aftë të imagjinonin. Pas 150 vjetësh përbuzjeje, nënvlerësimi dhe neglizhimi, është e drejtë t’i thuash asaj fjalët e fundit: “Mos u pikëllo me lotët e tua të hidhura / Jetёn që kalon me shpejtësi; / Portat e qiellit do të hapen e do t’mё marrin më në fund.
