Vlorë, tritol makinës së Bashkim Brahimajt, në 2014 iu vra vëllai
Forcat xheniere kanë çaktivizuar sasinë e tritolit të vendosur në mjetin e blinduar të Ermal Brahimajt, vëllai i Isuf Brahimajt i vrarë në gusht të 2014-s. Policia e Vlorës pohon se eksplozivi për fat të mirë nuk shpërtheu, ndërsa po shqyrton të gjitha pistat përfshirë edhe atë të lidhur me vrasjen e vëllait të shënjestrës së atentatit të dështuar. Tritoli kishte te inkorporuar një telefon, që do të thotë se do telekomandohej nga largësia sapo mjeti të ndizej.
200 gramë tritol është sasia e eksplozivit të vendosur në automjetin e Bashkim Brahimajt në Vlorë, i cili ka ndryshuar emrin në Ermal Brahimaj, vëllai i Isuf Brahimajt të ekzekutuar me të njëjtën metodë në gusht të vitit 2014.
Policia thotë se në pjesën e poshtme të makinës së blinduar tip Benz fuoristradë të 36-vjeçarit ishte vendosur eksploziv që për fat të mirë nuk ka shpërthyer.
Makina ishte e parkuar poshtë pallatit, kur Brahimaj ka vënë re tritolin. Ai shoqërohej nga e bija e mitur të cilën do ta çonte në shkollë.
Gjatë rrëfimit të 36-vjeçarit në polici mësohet të ketë thënë se sot kishte planifikuar të udhëtonte me makinën e bashkëshortes, pasi ka konstatuar se në makinën e tij të blinduar kishte një gomë të çarë.
Dëshmia e Brahimajt: Pashë dy persona që po vendosnin dicka tek makina
Gjatë rrëfimit të 36-vjeçarit mësohet të ketë thënë se sot kishte planifikuar të udhëtonte me makinën e bashkëshortes, posi ka konstatuar se në makinën e tij (blindato) kishte një gomë të çarë.
Ermal Brahimaj ka konstatuar në zonë lëvizje të dyshimta, ai ka kontrolluar automjetin dhe ka pikasur diçka të dyshimtë dhë i është referuar kamerave të sigurisë. Brahimaj, ka parë persona të paidentifikuar duke vendosur diçka në automjetin e tij . Menjëherë ka lajmëruar blutë e Vlorës të cilët kanë bërë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes.
Brahimaj i ka shpëtuar tre atentateve
Policia po shqyrton të gjitha pistat përfshirë edhe atë të lidhur me vrasjen e vëllait të viktimës në vitin 2014-të, Isuf Brahimaj. Po ashtu Brahimaj, ka qënë tre herë më parë objektiv i atentateve të ngjashme, të gjithë të dështuar.
12:30 Çaktivizohet tritoli në makinë
Sasia e ekspolozivit është demontuar nga forcat xheniere dhe sipas të dhënave zyrtare sasia e tritolit kishtë të inkorporuar një telefon, ndërsa shpërthimi ishte planifikuar të kryhej i telekomanduar sapo Brahimaj të futej në automjet.
Ora 11:40 Tritoli ishte instaluar në një celular
Ora 11:30 Forca xheniere nga Tirana kanë shkuar në Vlorë
Forca xheniere nga Tirana kanë shkuar në qytetin e Vlorës për të bërë çaktivizimin e sasisë së tritolit.
[caption id="attachment_979840" align="alignnone" width="640"]
Forca xheniere nga Tirana ne vendin e ngjarjes[/caption]
[caption id="attachment_979791" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina e forcave xheniere[/caption]
[caption id="attachment_979790" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina e forcave xheniere[/caption]
Bashkim Brahimaj kishte dy emra
Bashkim Brahimaj në dokumenta njihet me emrin Ermal Brahimaj.
Ngjarja ndodhi sot në mëngjes
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes (10 prill) në "Rrugën e Çipajve", të qytetit të Vlorës dhe fatmirësisht makina nuk ka shpërthyer. Forca të shumta xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të kryejne çaktivizimin.
Ende nuk dihen autori/autorët që kanë vendosur sasinë e eksplozivit.
Në 7 mars të këtij vitit familjes Brahimaj iu sekuestrua edhe hoteli 5 katësh Hoteli është në pronësi të Shpëtim Brahimaj, babai i Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), i ekzekutuar.
Si u vra Isuf Brahimaj
Automjeti ‘Mitsubishi’ i bardhë, fuoristradë, me targa AA 848 XJ në të cilin udhëtonte Isuf Brahimaj dhe një vajzë 19 vjeçare shpërtheu në flakë ndërsa ishte në lëvizje.
Vendi i ngjarjes i ngjante një fushë lufte, ku shpërthimi dëmtoi totalisht mjetin dhe dëmtoi disa fasada xhamash të pallateve aty pranës.
Viktima, Isuf Brahimaj u gjet i pajetë, totalisht i shkrumbuar në derën e parme të mjetit. Ndërkohë forca e shpërthimit, duket se ka nxjerrë jashtë pasagjeres, 19-vjeçare. I plagosur nga ngjarja mbetiedhe një kalimtar i rastit, i cili u transportua drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet atëherë dyshohej se shpërthimi ka qënë i telekomanduar me celular, cka e bënte të vështirë punën e hetuesve, pasi shpërthime të tilla nuk lënë gjurmë. Emri i Isuf Brahimaj nuk ishte i panjohur për policinë e Vlorës, nga ku mësohej se i kishte shpëtuar dy atentateve të tjera që ishin kryer ndaj Brahimajt, i njohur si biznesmen ndërtimi dhe familjarëve të tij
Atëherë u mësua se emri i Isuf Brahimaj dhe vëllait të tij ndodheshin në listën e vrasësit serial Julian Sinanaj, i cili ndodhet në qeli.
Lexo me shume:
Vlorë, konfiskohet hoteli Brahimajve, djali u vra në gusht 2014
Vrasja e Isuf Brahimajt, atentati që tronditi Vlorën në gusht 2014
Vlorë, hidhet në erë makina e biznesmenit Brahimaj. Sinanaj pati frikë ta vriste
/Oranews.tv/
