Ed Sheeran kthen së bashku Katy Perry dhe Orlando Bloom
Ata kanë qenë të lidhur për 10 muaj deri sa zbulua se ishin ndarë në muajin shkurt. Por Katy Perry dhe Orlando Bloom janë fotografuar përsëri me njëri-tjetrin në koncertin e Ed Sheeran në Staples Center në Los Anxheles të shtunën në mbrëmje.
Disa fansa kanë arritur që ti fotografojnë bashkë yllin 32 vjeçar të popit dhe aktorin 40 vjeçar, të cilët më pas i kanë publikuar në Instagram.
Është e paqartë nëse erdhën së bashku në koncert dhe përfaqësuesit e tyre nuk kanë dhënë asnjë koment për ribashkimin e tyre, raporton Daily Mail.
/Oranews.tv/
