Ecuria negative e Realit, Perez vendos për Julen Lopetegui
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit janë shumë për një skuadër si Reali i Madridit, i cili ndërtohet çdo vit për të fituar trofe.
Megjithatë, disfata e fundit ndaj Levantes nuk lëkund aspak pozitat e trajnerit të "Los Blancos", Julen Lopetegui i cili ka marrë bekimin e numrit 1 të klubit. Sipas mediave spanjolle, pas duelit me valencianët, Lopetegui ka pasur një takim kokë më kokë me Florentino Perez, me këtë të fundit që i ka ofruar siguri teknikut 52 vjeçarë.
Pavarësisht kësaj, ende nuk është dhënë një vendim përfundimtar dhe Perez është i dyzuar për të vendosur për fatet e Lopetegui.
Në rast të një largimi të spanjollit, vendin e tij pritet ta zë ish-trajneri i Chelsea dhe Juventusit, Antonio Conte.
