E përplas me automjet, plagoset rëndë 8-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2016, 19:07
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës. (foto ilustruese)
Një djalë 8-vjeçar është përplasur nga një automjet në rrugën e fshatit Greth i Mesëm rreth orës 18:15.
Drejtuesi i mjetit tip Mercedez Benz ishte shtetasi me iniciale I.L i moshës 54-vjeçare.
Policia raporton se 8-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit në gjëndje të rëndë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave
