Dyrnjaja: A e duam bashkimin kombëtar? Të bëhet referendum
Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin “360 Grdaë” në RTV Ora tha se nëse ne duam të bëjmë bashkimin kombëtar së opasi duhet të bëjmë një referndum.
Dyrnjaja: Vota ka shkuar antikorrupsion. Ka shkuar kundër degradimit të shtetit. kundër grupeve kriminale. Strukturat kriminale në Kosovë ajnë shumë të zhvilluara dhe atje njerëzit në raport me papunësinë dhë hajninë siç i thonë ata kanë zgjedhur një alternativë që duan ta shikojnë se si do të jtë. Dhe çfarë bënë?
Ndanë votën midis një alternative të paprovuar që është VV dhe një alternative klasike që është LDK, e provuar, por me një rikthim përmes një figure të re, si Vjosa Osmani. Kështu e kam lexuar votën në Kosovë dhe nuk ka fare lidhje me bashkimin kombëtar. Ne kështu kemi qejf ta interpretojmë, nganjëherë jemi edhe hipokritë dhe e ekzagjërojmë me ralitetin. Ne duhet të bëjmë një referendum njëherë a e duam bashkimin kombëtar apo jo. Kam përshtypjen që në sport nuk e duam bashkimin kombëtar. Po edhe shtetet kështu duan. Ta bëjmë referenduimin, ta shprehi populli pastaj të kuptojmë a jemi të gatshëm apo jo.
