Durrës, 45 vjeçari vritet me armë zjarri brenda makinës

Durrës, 45 vjeçari vritet me armë zjarri brenda makinës

Një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Viktima është shtetasi Martin Ndreca, banues po në të njëjtën lagje.

Policia e Durrësit, thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta të mëngjesit të sotëm (24 shkurt), ku shtetasi me Ndue Zefi. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë 45 vjeçarin.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.







EMISIONET