Duro me "dhimbje koke", kundër Laçit do mungojnë 3 titullarë

Duro me "dhimbje koke", kundër Laçit do mungojnë 3

Dëmtimet kanë qenë një problem i madh tek skuadra e Kukësit në këtë start sezoni.

Këtë fundjavë verilindorët do të përballen në transfertë me skuadrën më në formë të momentit, Laçin Në urdhërat e trajnerit Shpëtim Duros priten të mos jenë Limajt e Shkurtajt dhe Kristal Abazaj. Elbasanlliu u dëmtua në fillimin e takimit kundër Flamurtarit dhe pas ekzaminimeve janë evidentuar shembje me hematomë në zonën lombare. Gjasat janë që 23-vjeçari të rikthehet pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares.

Sa i përket autorit të 7 golave në kampionat, Shkurtajt, dëmtimi muskulor nuk është i një shkallë të rëndë, por ende nuk dihet nëse ai do të jetë apo jo i gatshëm për të dielën. E njëjta situatë edhe për Vesel Limajn. Janë 3 lojtarë që ndikojnë, pa diskutim, në mënyrën sesi Duro do ta ndërtojë formacionin dhe të shkosh në Laç pa 3 elementë kryesorë të shkakton një migrenë të lehtë.

EMISIONET