PD-LSI bashkë, Kryemadhi: Mbështes Bashën në luftën kundër krimit

LSI do të jetë pjesë e tryezës opozitare që thirri Basha për ditën e mërkurë. Nga selia e LSI, kryetarja Monika Kryemadhi tha se mbështet Bashën në luftën kundër krimit. Për dosjen Habilaj, Kryemadhi tha se Tahiri është vetëm një nga hallkat që lidh Ramën me krimin dhe drogën.

LSI i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Bashës për të bërë bërë bashkë në një tryezë partitë opozitare për dosjen Habilaj dhe denoncimve të tjera ndaj Edi Ramës. Nga selia e LSI, Monika Kryemadhi tha se  rasti i Saimir Tahirit është vetëm një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin.

Bashkëpunimin politik, tha Monika Kryemadhi, ndaj një rasti të tillë e bëjmë për të ardhmen e qytetarëve dhe fëmijëve.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se me bekimin e tij oligarkët pastrojnë paratë e bandave dhe të krimit të organizuar dhe të trafikantëve.

Kryemadhi: Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe situata është nga më të rëndat që ka përjetuar Shqipëria. Çdo qytetar ndihen sot më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre. Shteti i kriminalizuar i kryeministrit Edi Rama ka kompromentuar tashmë rëndë rolin e policisë, por edhe të politikës shqiptare.

Përpara këtij momenti shumë të vështirë, të gjithë  qytetarët janë bashkë dhe nuk kanë asnjë dallim mes tyre pasi tashmë të gjithë janë të rrezikuar.

LSI është pjesë e frontit të qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit dhe do ti shërbejë deri në fund vullnetit për një Shqipëri pa kriminelë në rrugë dhe në pushtet. Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar, por ka ende shumë hallka të tjera të cilat  lidhin Edi Ramën me krimin e organizuar.

Janë hallkat e krimit dhe të trafikantëve, por janë edhe hallkat e oligrakëve të cilët me bekimin e Ramës pastrojnë paratë e bandave dhe të krimit të organizuar dhe të trafikantëve.

Mund të ketë pika që e ndajnë LSI me PD apo me parti të tjera, por çështja që na bashkon në një front të vetëm dhe të përbashkët kundër krimit të organizuar me bandat është më e fortë se çdo ndasi që ka mes nesh. Bashkëpunimi politik është një detyrë që na është ngarkuar nga qytetarët me votën e tyre. Është vullneti ynë dhe ne do ta cojmë deri në fund dhe pakompromis misionin tonë. Këtë ne do ta bëjmë ne emër të së ardhmes së fëmijëve për të cilët vendi ynë duhet të jetë i sigurt, i dashur dhe jo i huaj për ta. Athedhu ynë është i përbashkët dhe është në moment shumë të rrezikuar. Më shumë se kurrë dhe tashmë koha nuk pret. Duhet të mblidhemi të gjithë së bashku për ti dalë përpara kësaj të keqe shumë të madhe e cila po gllabëron cdo ditë e më shumë Shqipërinë. Mbështes qënderimin e kryetarit të PD Lulzim Basha për një tyrezë të gjerë politike që do ti përgjigjet me një aksion intesiv dhe politik, por edhe pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe krimit në pushtet. 

[caption id="attachment_1106018" align="alignnone" width="640"] Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku theksoi se Saimir Tahiri eshte hallke qe lidh Edi Ramen me krimin e organizuar./FOTO: LSA[/caption]

https://www.youtube.com/watch?v=QELN5gXFdp4

/Oranews.tv/

EMISIONET