Digjet kampi me 1500 emigrantë, 10 të plagosur

Të paktën 10 përsona janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një kamp emigrantësh në veri të Francës.

Shkak i flakëve masive, sipas autoriteve vendase, besohet të ketë qenë një përleshje mes emigrantëve afgane me ata kurdë. Ngjarja ka ndodhur në në afërsi të portit Dunkirk, aty ku edhe është ngritur kampi që strehon rreth 1.500 refugjatë.

 Kjo nuk eshte hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë, madje kampi është i njohur për konfliktet e shpeshta mes emigrantëve, gjë e cila detyroi autoritet të marrin vendimin për mbylljen e tij.

Numri i emigrantëve në këtë kamp është rritur veçanërisht pas çmontimit të xhunglës, ose kampi në qytetin Kale, rreth 40 kilometër larg.

Sipas mediave franceze, konflitet më të shpeshta janë mes komunitetit afgan dhe atij kurd dhe se situata është bërë e pakontollueshme.

Cadrat e kampit janë kthyer në hi, teksa Michel Lalande, prefekt i rajonit verior të Francës e shikon të pamundur ngrijen e tij në po të njejtin vend.

Emigrantët janë evakuuar dhe autoritet po përpiqen te sigurojnë strehimin e tyre në ndërtesa të pabanueshme , palestra apo fabrika jashtë përdorimit.

/Oranews.tv/

EMISIONET