Dibër, nëna kërkon të birin e zhdukur më 1996
Një e moshuar në Maqellarë u apelon strukturave të shtetit të rinisin hetimet për gjetjen e djalit të saj të zhdukur 20 vjet më parë teksa udhëtonte me gomone drejt Italisë.
Shahije Beqa thotë se emigrantë që e njohin të birin Fatos Beqajn në atë kohë që u zhduk, vetëm 25 vjeç, thonë se ai është ende gjallë dhe mbahet në burgjet greke pranë Korfuzit.
Shahije Beqa: Në rast se është i gjallë, të dalë i gjallë. Në rast se është i vdekur, të vdekur e dua. E kam rritur jetim me shumë vështirësi. I drejtohem ambasadës amerikane. Shteti shqiptar nuk më ka pritur fare. Kam dëshmitarë se janë të kapur.
Nga dimri i vitit 1996, kur 31 të rinj dibranë u nisën me gomone drejt Italisë, askush nuk di gjë për fatin e tyre.
/Ora News/
