Detajet e sheshit "Skënderbej" që do të çelet nesër
"Sheshi Skëndërbej do t'i kthehet banorëve të kryeqytetit të shtunën në mbrëmje pasi të inaugurohet nga Bashkia e Tiranës. Kritikave për betonizimin, kryebashkiaku Veliaj i është përgjigjur me shifrat e sipërfaqes së gjelbëruar. Sheshi Skënderbej sipas Bashkisë së Tiranës ka 32 mijë m2 hapësirë të mbjellë me pemë, shkurre, lule dekorative kundrejt 28 mijë m2 sipërfaqe e shtruar me gurë natyralë. Do të ketë 100 shatërvan përgjatë sipërfaqes së tij, dhe fasadat e godinave përreth janë të ndriçuar që sheshi të shfrytëzohet edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
Tirane- Punimet në sheshin Skëndërbej zgjatën 10 muaj, ai do iu kthehet qytearëve mbrëmjen e së shtunës në një festë me grupet e flokut në të gjithë trevat shqipfolëse.
Krybashkiaku i Tiranës i është përgjigjur vazhdimisht kritikëve të këtij projekti gjatë bilanceve të punës së tij, duke i ftuar të vizitojnë sheshin skëndëbej për të parë nga afër hapësirën e mbuluar me pllaka, pemët, bimët, lulet.
Po si do të jetë sheshi Skëndërbej?
Në hapësirën e tij prej 28 mijë m2 do të jetë i shtruar me gurë natyralë në formën e pllakave të gurit me trashësi 10-12 cm dhe që janë marrë nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj.
Kryebashkiaku Veliaj beson se një element që është parë me prioritet është edhe gjelbërimi.
Qendra e Tiranës do të jetë varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria.
Sipërfaqja e gjelbërt përmban 2220 pemë, 4500 shkurre, 70 mijë lloje lule. Do të ketë 100 shtatërvan për të cilën do të shfryëtzhen 2100 m3 rezervuare për ujin.
"Sheshi ka dalë fantastik. Tjetër eksperiencë në mëngjes, tjetër gjatë ditës e tjetër natën"- tha Veliaj.
Ai do të jetë tërsisht pedonal, do të jetë i ndriçuar që të shfrytëzohet edhe gjatë orëve të mbrëmjes nga kryeqytetasit.
Veliaj beson se parkimi nëntokësor që është më i madhi në kryeqyteti me një kapacitet rreth .
"Sot është parkimi i parë në Tiranë me 358 vende parkimi"
Punonjësit po i japin duart e fundit dhe që të shtunën në mbrëmje sheshi do ti përkasë qytetarëve.
/Oranews.tv/
