Cikloni Idai lë pas 1000 të vdekur

Numri i të vdekurve në Mozambik nga Cikloni Idai mund të jetë deri në 1.000, ka thënë presidenti Filipe Nyusi.

Nyusi shkoi në disa nga zonat më të goditura të hënën. Presidenti tha se pa trupat duke lundruar nëpër lumenj.

Stuhia e madhe zbarkoi afër qytetit port të Beira të enjten me erëra deri në 177 km / h. Por ekipet e ndihmës së shpejtë mundën të arrinin vetëm të dielën.

BBC raporton se të gjitha ndërtesat në Beira, që është shtëpia e gjymë milionë njerëzve, janë dëmtuar.

"Çdo ndërtesë është prekur. Nuk ka energji, telekomunikacion dhe rrugët janë mbushur me tela të energjisë elektrike."-tha Gerald Bourke, nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.

Numri zyrtar i vdekjeve në Mozambik është 84. Ndërsa në të gjithë Afrikën jugoren kanë vdekur të paktën 180 njerëz.

Në Zimbabve, së paku 98 vetë kanë vdekur dhe 217 njerëz janë zhdukur në lindje dhe në jug, tha qeveria.

Malaëi gjithashtu është goditur nga cikloni.

Përmbytjet atje shkaktuan të paktën 122 viktima. Britania e Madhe tha se do të ofrojë ndihmë humanitare me vlerë 8 milion dollarë në Mozambik dhe Malaëi. Gjithashtu do dërgojë tenda për strehimin e banorëve.

EMISIONET