Braimllari: Në 20 nëntor të gjithë të votojnë kandidatin e ASHE

Braimllari: Në 20 nëntor të gjithë të votojnë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari dhe Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha zhvilluan një takim me strukturat e LSI në Leskovik  të Bashkisë Kolonjë.

Në fjalën e tyre,  Braimllari dhe Gjosha bënë thirrje që në datë 20 nëntor të gjithë të votojnë kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” me qëllim vazhdimin e projekteve të nisura në Bashkinë e Kolonjës.

Gjithashtu, Nënkryetari i LSI-së, Endrit Braimllari u bëri thirrje anëtarëve që të punojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 nëntorit për kryetar të LSI-së dhe për të zgjedhur delegatët për në Konventën Kombëtare.

“Votimi në datën 6 Nëntor për kreun e LSI duhet të jetë një votim model i cili të bazohet tek transparenca, gjithëpërfshirja dhe integriteti. Ky proces vazhdon rrugën e hapjes së LSI-së, prandaj dhe votimi i delegatëve është shumë i rëndësishëm sepse do jenë ata që do të përfaqësojnë vullnetin tuaj”, tha Braimllari.

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, znj. Klajda Gjosha u shpreh se LSI është një forcë me parime të konsoliduara të demokracisë së brendshme, mendimit ndryshe dhe votës së lirë.

“Pjesëmarrja në procesin e votimit në datën 6 Nëntor ka një rëndësi të madhe për një proces model zgjedhor. Leskoviku do të  përfaqësohet në Konventën Kombëtare të LSI me delegatët e tij”, tha Gjosha.

EMISIONET