"BOOM": Mashtrimi i Veliajt për tregjet që do përfundonin brenda 2018-ës

"BOOM":  Mashtrimi i Veliajt për tregjet që do

Kryebashkiaku i Tiranës, nuk e ka mbajtur premtimin për ndërtimin e tregjeve moderne të fruta-perimeve, në 24 njësitë e kryeqytetit, investim ky që sipas tij do t`i jepte fund fenomenit të shitjes në rrugë.

Gjatë prezantimit të punimeve për tregun në rrugën Mine Peza në vitin 2017, Veliaj u shpreh:

“Në fund të vitit tjetër ne do të kemi përfunduar të 24 njësitë me tregje moderne ku të ndahemi njëherë e mirë nga një eksperiencë 100 vjeçare e shitjes në rrugët e Tiranës.”

Tre vjet pas këtij premtimi, situata në pjesën më të madhe të tregjeve nuk ka ndryshuar. Për shkak të mungesës së investimeve, infrastruktura dhe higjena mungojnë tërësisht.

Tregëtarët e fruta-perimeve në Kombinat, të cilët vijnë nga fshatrat përreth, akuzojnë bashkinë për mashtrim.

Ata shprehen të indinjuar nga fakti se edhe pse bashkia nuk ju ka ndërtuar një treg ku të punojnë, policia bashkiake i sekuestron mallin, madje edhe i gjobit.

"Deri tek Erioni vajti kjo punë dhe u kthye që do bëhet, i dërguam faturat dhe të gjithëve këtyre që kishin shkruar i dhanë nga një letër. Do bëhet, po bën dy vjet, tre vjet. Ne nuk kemi zgjedhur kryebashkiakun e Tiranës për estradë e për teatër që më del atje më bën bërr bërr, mbjell pemë, në një krah i shkul e në një krah i ngul. Vënë nja 200 policë s`dinë gjë tjetër, vjen merr mallin këtu, si me qenë pa Zot. Me atë po jetojmë. Ku është tregu këtu? I premtoi kombinatsit, nga kombinati vijnë shumë fshatra, peza, ndroqi, vaqarri s`ka bo fare treg".

Në mungesë të tregjeve të fruta-perimeve, një pjesë e tregëtarëve, punojnë brenda tregjeve të përzier, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të tregëtoj në rrugë, jashtë të gjitha kushteve.

EMISIONET