BOOM: Ish-studentja e gjermanistikës në Shkodër nuk njëson dot diplomën

Ish-studentja, Mirala Qotja ka mbaruar studimet në Universitetin e Shkodrës "Luigj Guraluqi", për Gjermanistikë në vitin 2010.

Pas disa vitesh, Mirela Qotja ka dashur të nisë studimet për master në Itali, u regjistrua me anë të një kërkesë që bëri në Milano dhe vijoi me studimet atje për master.

Më vonë Universiteti i Milanos i kërkoi njehsimin e diplomës së Universitetit të Shkodrës për t’u pajisur me diplomën tjetër, që do të lëshonte universitetit i Milanos në Itali.

Familjarët e Mirelës u interesuan në Universitetin e Shkodrës për të bërë njehsimin e diplomës që kishte lëshuar ky universitet por pa rezultat.

Rektorati fajëson Ministrinë për mos regjistrimin e diplomës, ndërsa rektorati i Universitetit “Lugji Gurakuqi” fajëson Ministrinë e Arsimit.

Denoncuesja: Vajza ime ka kryer gjermanistikën 4-vjeçare me austriakët. Ju dha mundësia shkoi në Itali, në Milano për të marrë masterin, pasi mori masterin dha provimet . Pastaj ia kërkoi universiteti tha do të njehsosh diplomën që ta vulosim edhe t'i mbarosh provimet dhe të marrësh diplomën. U interesova, shkova tek universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi". Rektori i universitetit më tha do të shkosh në Tiranë ta firmosësh tek Ministria e Arsimit. Shkova tek Ministria e Arsimit dhe më thotë nuk është e rregullt kjo letër, arsyeja i them unë?! E di Shkodra, më tha Ministria.

Më thotë rektori nuk ke punë me ne, se ne jemi në rregull. Në bazë të disa letrave shkova sërish në Tiranë. Universiteti i Shkodrës nuk ka bërë regjistrimin e diplomës dhe nuk është e regjistruar. Shkoj tek ambasada italiane , duke mi kthyer letrat, paguaj këtë. Më thanë shko njëherë në ambasadë se ndoshta mund të të japin një drejtim. U ndërruan rektorët, erdhën rektorë të rinj. Moj zonjë më thonë këtu është bërë faji i të mëparshmëve, në tha s'kemi çfarë të bëjmë, këta nuk janë dorëzuar tek Ministria e Arsimit dhe tani në do t'i lutemi Ministrisë së Arsimit.

Vajza ka mbetur peng i mos njehsimit të diplomës për të marrë masterin në Itali. Ka dhënë provimet, tani i është dashur të japë temën që të marrë diplomën që e ka mbaruar vajza.

Gazetarja: Çfarë ka dorëzuar vajza juaj në Universitetin e Milanos?

Denoncuesja: Vajza ka paraqitur në Itali diplomën e ka regjistruar, ka paraqitur kërkesën dhe i është aprovuar dhe shkoi. Njehsimin e diplomës universiteti i Milanos nuk ia ka kërkuar që në fillim, absolutisht jo.

Emisioni "BOOM" u interesua tek Rektorati i Universitetit të Shkodrës se përse ka ndodhur kjo situatë dhe nuk është bërë njehsimi i diplomës së ish-studentes Mirela Qotja. Rektorati u përgjigj se formati i diplomës nuk gjendet në ministrinë e Arsimit dhe për këtë fajtorë janë paraardhësit e këtij rektoratit. Sipas zëvendës rektorit, Ilir Berhani ata që kanë qenë më parë në drejtimin e rektoratit duhet ta regjistronin formatin në regjistrin Kombëtar të Diplomave pranë Ministrisë së Arsimit.

[caption id="attachment_1083214" align="alignnone" width="640"] Kerkesa per regjistrim diplome[/caption]

Ilir Berhani, Av\Rektor i Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi": Universiteti në atë kohë nuk ka plotësuar këtë kërkesë, nuk ka dërguar në Ministri para përfundimit të studimeve dhe mbrojtjes së diplomës, formatin. Dhe ky format nuk është gjendur në Ministri. E kemi kthyer çështjen në çështje ligjore institucionale me ministrinë e Arsimit dhe i kërkuam asaj "Kërkesë për regjistrim diploma". Ky është formati i diplomës, është në dy gjuhë, është në gjermanisht dhe në shqip, është i firmosur nga të dy titullarët e universiteteve.

Ne kemi konfirmuar në mënyrë periodike që kjo diplomë është lëshuar nga Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Gracit, që kjo diplomë është diplomë origjinale, që kjo diplomë ka numër matrikullimi, ka datë lëshimi, ka program studimi, ka afatin e fillimit dhe mbarimit të studimeve, ka brenda të gjitha elementet e sigurisë të një diplome studimi. Gjithë kjo sorollatje është e padobishme dhe e pajustifikueshme. Çdo kush që është marrë me këtë punë në Ministri ka bërë një punë jo të mirë. Pra nuk ka kryer detyrën e vet, shqip muhabeti.

/Ora News.tv/

 

EMISIONET