BOOM/ Dilema, 28 apo 29?!
Prej vitesh politika shqiptare është e ndarë kur bëhet fjalë për festat e nëntorit. Demokratët njohin 28 nëntorin ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.
E kundërta ndodh me socialistët, të cilët në 28 nëntor festojnë Pavarësinë dhe në 29 nëntori Çlirimin e Shqipërisë.
BOOM ndoqi nga afër ceremoninë e PD në varrezat e dëshmorëve. Ja çfarë thanë politikanët e Partisë Demokratike:
Çfarë feste kemi ne, festë flamuri festë pavarësie, festë çlirimi?
Grida Duma: Unë e di që ju doni të bëni batakun e 28 – 29 e cila tashmë është një çështje e tejkaluar. Për ne bashkimi është më i rëndësishëm se cdo batak i datave të historisë.
Arben Ristani: Të dyjave bashkë
Leonard Olli: Nga historia unë di që është festa e krijimit të kombit shqiptar, të ngritjes së flamur. Këtu ka fakte ende që 29 nuk ka qenë dita e çlirimit qoftë edhe nga vetë komunistet
28 do festojmë gjithmonë ne?
Gent Strazimiri: Sigurisht!
Po edhe në kohën e PD edhe PS kemi dy ditë pushimi…?
Gent Strazimiri: Sepse ashtu e ka ligji
Lulzim Basha: Gëzuar dhe ju
