“Bomba” mjedisore në Shkozet

“Bomba” mjedisore në Shkozet

Kanali i hapur i ujërave të zeza që kalon përmes Shkozetit është shqetësimi dhe rreziku më i madh për rreth 5 mijë banorë të zonës. Prej dy dekadash ata bashkëjetojnë me ndotjen, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen për mbylljen e asaj e cilësojnë vatër infeksionesh në verë e rrezik përmbytjesh në dimër.

Është burim i ndotjes dhe erës së keqe. Ky kanal (në foto) i hapur i ujërave të zeza është kthyer në shqetësimin kryesor të banorëve të Shkozetit në Durrës.

Banorët thonë se ankesat e tyre prej dy dekadash nuk kanë marrë përgjigje.

Në këtë zonë jetojnë rreth 5 mijë banorë. Të cilët thonë se ky kanal u rrezikon shëndetin.

Në verë është burim infeksionesh, ndërsa në dimër rrezik përmbytjesh

Banorët thonë se zgjidhja e vetme për këtë situatë në prag të katastrofës mjedisore është mbyllja e kanalit.

Durrësi renditet  mes qyteteve më të ndotura në vend.

Spitalla pa dyshim është një prej zonave më të prekura! Por nuk është e vetmja. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në zonën e Ish kenetës, ku një tjetër kanal që përshkon lagjen është kthyer në vatër infeksionesh

EMISIONET