Berisha: Rama e shkeli marrëveshjen në 2017 me të dyja këmbët
Ish-kryeministri Sali Berisha nga emisioni “Tempora”në RTV Ora u shpreh se marrëveshjen e 2017, me kreun e opozitës Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama e shkeli me të dyja këmbët.
Sali Berisha: Secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet. Sa i përket betejës e kam bindjen e thellë që bëhet për rivendosjen e votës. Zgjedhjet e 2017 u paraprinë nga një marrëveshje. Ajo marrëveshje nënkuptoi që do bëhen zgjedhje. Opozita arriti të evidentoi sa mundi, por jo aq sa për të mos njohur rezultatin. Kryetari i opoozitës mori përgjegjësinë e tij. Deklaroi ku i bëri gabimet.
Ndodhi që dolën regjistrimet. Regjistrimet i kishte Prokuroria.
A kishte të drejtë opozita që ndenji e ngujuar për 90 ditë për çështjen e votës?
A bëri mirë Rama që e zbatoi marrëveshjen me Avdyltë dhe jo me opozitën.
Rama nuk zbatoi marrëveshjen e shkeli atë me të dyja këmbët. Nga një anë firmosi dhe nga ana tjetër aktivizoi bandat për të bërë zgjedhjet. Dolën të dhënat dhe asnjë masë. Pse opozita e pengoi drejtësinë të merrej me to. Drejtësia njeriu i parë që duhet të arrestojë është Rama.
