Basha: Ja ku janë premtimet e Ramës, mos i prek Preç!
Kreu i PD, Lulzim Basha tha se mashtrimet e Ramës me premetimet që ka bërë janë të shumta. Duke ironizuar, Basha tha se premtimet boshe janë aq shumë sa i ka printuar pasi nuk i mbante mend.
Basha: Ku i ke 300 mijë vende të punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ku e ke heqjen e TVSH për ushqimet e shportës? Ku e ke uljen e TVSH në 6% për energjinë elektrike? Ku e ke subvencionin për energjinë për familjet në nevojë? Ku i ke subvencionet për fermerët? Ku i ke legalizimet falas. Ka kaq shumë gënjeshtra, si mbaj mend. I printova ja ku janë përtokë.
(Preç Zogaj tenton të marrë premtimet e Ramës të printuara nga kreu i PD)
Basha: Mos i prek Preç! Ja ku janë premtimet e Ramës. Ja ku janë premtimet e Ramës, të gjithaa të zëzë mbi të bardhë, premtimet e tij nuk ka mbajtur asnjë premtim të vetëm.
/Oranews.tv/
