Barcelona në "sulm" për Griezmann
Antoine Griezmann është një nga futbollistët më tw talentuar në kontinentin e vjetër.
Paraqitjet e tij shpeshherë kanë qënë në një nivel shumë të lartë si me skuadrën e Atletikos së Madridit ashtu dhe me përfaqësuesen e Francës.
Për këtë arsye, emri i 26 vjeçarit ka dalë në skenë si një prej objektivave të merkatos së shumë klubeve të pasura të kontinentit . Gjithsesi duke iu referuar mediave në Francë, e ardhmja e sulmuesit do të jetë në Barcelonë.
Sipas mediave franceze, konkretisht “Le10Sport”, katalanasit janë takuar me menaxherin e sulmuesit dhe kanë biseduar rreth një lëvizje të mundshme drejt “Camp Nou”.
Blaugranët synojnë fillimisht të mbyllin gjithçka me lojtarin dhe më pas të nisin kontaktet me klubin e Atletikos së Madridit, që për kartonin e lojtarin kërkojnë një ofertë jo më pak se 100 milion euro.

