Barça “trullos” Interin, ofron Vidalin për yllin zikaltër
Interi po intensifikon bisedimet për të ofruan në merkaton e janarit Artuo Vidalin.
Futbollisti i Barcelonës është i hapur për një lëvizje ku do të gjentë sërish trajnerin Antonio Conte me të cilin ka fituar 3 herë Serie A me Juventusin. E ndërkohë që Interi synon mesfushorin kilen, drejtuesit e Barcelonës si zëvëndësuesin e tij ka piketuar Stefano Sensin.
E përditshmja katalane “Sport”, një medie pranë Barcelonës, shkruan këtë të mërkurë që drejtuesit e spanjollëve duan në “Camp Nou” mesfushorin italian. Ata e konsiderojnë Sensin objektiv primar, për të mbushur boshllëkun që do të krijonte largimi i Vidalit, por edhe i Rakiticit.
Për ta shkëputur nga Interi ish-lojtarin e Sassuolos nevojitet një ofertë më e madhe se 50 milionë euro.
