Aurela Gaçe falenderon publikisht bashkëshortin

Aurela Gaçe falenderon publikisht bashkëshortin

Këngëtarja shqiptare, Aurela Gace ka publikuar një foto në rrjetin social, Instagram me bashkëshortin Skerdi ku i shpreh dashurinë për mbështetjen që i ka dhënë gjithë këto vite.

“Rrallë shpreh atë që ndjej për ty në publik. Nuk besoj se të flasësh publikisht, tregon se e do më shumë njeriun me të cilin ndan ditët e jetës tënde. Por sot dua të flas. Shumë pak e dinë se cfarë mbështetje je ti për mua. Të gjithë më shohin si një njeri të fortë dhe mendojnë se s'kam nevojë për një sup ku të mbështetem. Unë e cdo artist ka nevojë për një njeri vizionar, që të shohë e të besojë në atë që je. Do të thotë dikush , po ti je vetë . Mirë dakort, por askush nuk e di rraskapitjen e mundimin që me është dashur të përballoj e vetme për 20 vjet. Prindërit e dinë mirë cfarë kalon fëmija dhe mundohen me shpirt. Por jo gjithmonë munden nëse nuk janë brenda këtij profesioni. Mund të të ndihmojnë shpirtërisht sigurisht , edhe mua kjo gjë s'më ka munguar. Por më është dashur të bëj cdo gjë vetë mbas skene, edhe kur s'kuptoja si bëhej. Më është dashur të bëhem cdo gjë në mbas skene, menaxherë, producentë (mblidh të ardhura e vetëm harxho në atë që duhet për skenën). Po , unë e shumë artistë të brezit tim as nuk e dinim se cdo të thotë menaxhim i aftësive të tua. Unë sot jam më e fortë sepse të kam ty që më sheh në sy e dashuron atë që unë jam. Unë s'kam pasur kurrë nevojë për një burrë që të më mbante më të ardhura sepse punoja vetë. Unë nuk do të pranoja kurrë të jetoja as 1 orë të jetës time me dikë që do të më bënte të ndihesha më pak së në cfarë besoj për veten. Dhe.. Unë nuk do të mundesha të bëj cfarë jam dukë bërë , të jem live në këto përmasa, të luftoj në këtë treg ku playback-u të mbyt, e unë të arrij të jem në skenë më staf të vërtetë, të isha live cdo javë në skenë në Tiranë, kjo u bë e po bëhet sepse tani i ke marrë ti përsipër gjithë vështirësitë ë mbasskenës e mua më jep mundësinë që unë të mendoj e të jem 100%në skenë vetëm të jap atë që më fali Zoti. Përvec dashurisë që kam për ty , përvec asaj që më kë bërë të ndjej si qënie njerëzore, unë dua të tregoj së kam në krahë njeriun që kupton qënien time në skenë e më ndihmon në cdo hap të realizoj gjëra që në realitetin tonë unë i besoja të pamundura.. Unë sot të falëndëroj për gjithcka o babi i dy vajzave tona mrekulli. Faleminderit Zot për këtë sup ku mbështes kokën,” – shkruajti ajo.

Është hera e parë që Aurela flet kaq hapur për marrëdhënien që ka me bashkëshortin, dhe ka shprehur falenderime të mëdha për mbështetjen që i ka dhënë ai gjithë këto vite.

/oranews.tv/

EMISIONET