Arrihet marrëveshje e re për Brexit

Arrihet marrëveshje e re për Brexit

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të të re për Brexit-in.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili në një postim në tëitter tha: "Ne kemi marrë një marrëveshje të re"

Marrëveshja mes dy delegacioneve është arritur para se të mbahet një takim i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.

Të dyja palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshjeje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë së Madhe dhe atij evropian.

Afati për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është 31 tetori.

Deri më tani palët kanë pasur mosmarrëveshje kryesisht për shkak të kontrolleve në kufirin irlandez, pas Brexit-it.

EMISIONET