Arrestohet se goditi gomarin me grusht
Një vizitor, në një fermë publike, ka menduar se do ishte shumë argëtuese nëse do ti bënte një video vetes së tij duke qëlluar një gomar në fytyrë dhe më pas ta postonte videon në Twitter.
Por në fakt nuk ka rezultuar kështu pasi ai është arrestuar dhe është akuzuar për mizori ndaj kafshëve. Policia ka thënë se sulmi ndodhi kur Lucas Dietrich vizitoi fermën Willoubghy, në Collinsville.
Dietrich ishte në fermë pasi ishte pjesë e një feste ditëlindjeje. Policia mësoi për sulmin ndaj gomarit kur ato panë videon e incidentit në Tëitter dhe indentifikuan menjëherë 18 vjeçarin.
Amore, është një nga kafshët që vizitorët mund të afrohen për ta prekur ka thënë administratori i fermës Carol Frerker.
“Qëllimi kryesor është të lidhim njerëzit me kafshët dhe ti mësojmë ato që ti respektojnë dhe vlersojnë, dhe në 90% të rasteve qëllimi është arritur.”
/oranews.tv/
